Pas shume kronikave televizive ku eshte shprehur shqetësimi i qytetareve te Shkodres për qarkullimin e automjeteve ne ditet e shtuna dhe te diela ne pedonale, policia e qarkullimit rrugor duket se eshte vene ne lëvizje. Inspektore te saj te shtunen e vëzhguan me nga afer pedonalen dhe filluan masat ndeshkimore ndaj drejtuesve te mjeteve qe lëviznin ne shëtitore. Ne fakt ka vite qe qarkullimi i automjeteve ne pedonalen e Shkodres nuk lejohet ne fundjave, pasi kjo u lihet ne dispozicion qytetareve për te kaluar kohen e lire si dite pushimi. Por shume pak eshte zbatuar ky vendim i Bashkise Shkoder, sa qe lëvizja e automjeteve ne pedonale nuk kishte dallim me ditet e tjera te javes. Nuk kane munguar zotimet e drejtuesve te Bashkise Shkoder për te kërkuar zbatimin e këtij vendimi, por ne terren s’ka pasur reflektim premtimi i tyre. Levizja e automjeteve ne pedonale vazhdonte njelloi si ne ditet e tjera, ndonëse zyrtarisht nuk lejohej. Por duket se me ne fund gjendja do te ndryshoje. Kjo e shtune tregoi nje situate tjeter me ndërhyrjen e shërbimeve te policise rrugore, te cilat nuk u kursyen ne vendosjen e gjobave për drejtuesit e automjeteve qe ishin treguar mosperfilles ndaj sinjalistikes rrugore qe e bllokon lëvizjen e tyre ne fundjave. Mbetet te shpresohet se kjo nuk do te jete thjeshte nje fushate sa për tu dukur uniformat blu ne pedonale, por nje praktike e tyre e vazhdueshme ne ditet e shtuna dhe te diela, ne menyre qe qytetaret ta kalojne kohen e lire te pashqetesuar nga automjetet. Kjo mbetet te provohet ne javet ne vijim, ku kamera jone nuk do te mungoje per vëzhgimin e gjendjes.