Saturday, April 20, 2024
HomeKulturëDeputeti Agron Çela mirepret organizimin e “ILP” dhe “Toena”.

Deputeti Agron Çela mirepret organizimin e “ILP” dhe “Toena”.

-

Shqipëria përmes artit të pikturës. Nisma disa vjeçare e Institutit të librit dhe promocionit me botimet “Toena” dhe me mbështetjen e deputetit Agron Çela ishte këtë vit në Pukë, aty ku magjishëm natyra malore të ofron peisazhe të veçanta e frymëzuese për çdo artist. Piktorët nga të gjitha trevat shqipfolëse u bënë pjesë e eksplorimit të Pukës, duke hedhur në telajo bukuritë e relievit malor, aty ku ndonëse pranvera ka nisur të japë shpërthimit e para, ende dëbora vesh malet me bardhësine e ftohtësinë e saj. Piktorët, pjesa më e madhe e të cilëve vijnë për herë të parë në këtë qytet shprehen të impresionuar nga bukuritë që ofron natyra e paeksploruar.

Më pas në mënyrë të organizuar ata u bënë pjesë e mikëpritjes Pukjane, ku deputeti Agron Çela dhe kryetarja e LSI Pukë Sajmira Laçi shtruan një dreke tradicionale.

 

Në këtë ditë festive për koloninën e piktorëve, nuk mungoi edhe argëtimi i cili erdhi si pjesë e pandarë e asaj cfarë ofron Puka turistike. Artistët shqiptarë të penelit prej ditësh kanë zgjedhur zonat më të bukura të qarkut Shkoder për t’i hedhur ne telajo, si prezantimi më i mirë që mund ti bëhet Shqipërisë në galeritë e tyre, aty ku të huaj dhe vendas njihen me bukuritë që ofron vendi ynë.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts