Friday, April 19, 2024
HomeKulturë“Kjo jam une” ne “Marubi”

“Kjo jam une” ne “Marubi”

-

Historia e gruas Shkodrane nën objektivin e “Marubit” është sa e veçantë aq edhe domethenese. Në prag të 8 Marsit, ditës së gruas muzeu kombëtar i fotografisë në bashkëpunim me shoqatën “gruaja tek gruaja” i dhanë jetë takimit “Kjo jam unë”. Një ndërlidhje e të kaluarës me të tashmen, që evidenton kontributin e çmuar të gruas në shoqëri. Prezantimi i parë ju kushtua 3 historive frymëzuese, të 3 grave që me punën dhe përkushtimin e tyre i kanë dhënë modele të mira shoqërisë. Liljana Luani mësuese e fëmijëve që vuajnë fenomenin e gjakmarrjes, Nebije Çotaj artizane dhe Violeta Volumi inciatore e projektit “audiolibri” prezantuan historitë e tyre, që erdhen si një mesazh për çdo vajzë dhe grua të pranishme në këtë takim.

 

Në Shkodren e Marije Logorecit, Luçie Milotit, Benardina Marubit, Tinka Kurtit, Roza Anagnostit apo Maria Tucit, nuk kanë si të mungojnë shembuj të pafundme të grave e vajzave të guximshme që me talentin dhe punën e tyre do të jepnin ndër vite një kontribut të paçmuar për zhvillimin social – kulturor të vendit. Fotografitë e shumë prej këtyre personaliteteve do të ekspozohen në muzeun “Marubi’ gjatë këtyre ditëve kushtuar grave në mbarë botën.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts