Projekti turistik “Porto Liqeni i Shkodres” qe pret miratimin e Qeverise se Malit te Zi, ka nxitur protesta te organizatave mjedisore ne Podgorice. Gjithashtu shqetësimi për ketë projekt ka mberritur deri ne Parlamentin Europian, ku theksohet demi i rende qe u shkakton vlerave eko-turistike te Parkut te Liqenit te Shkodres. Nderkohe nga pala Shqiptare deri tani eshte percjelle me heshtje kjo situate, për te cilen specialisti i mirënjohur i bujqesise dhe mjedisit, Profesor Doktor Ahmet Osja, thote se duhet nise menjehere takimi qeveritar me palen malazeze, pasi Liqeni i Shkodres nuk mund te shfrytëzohet ne menyre te njëanshme.
Profesor Osja, edhe me cilesine e ish – ministrit te bujqesise dhe mjedisit, kujton se për Liqenin e Shkodres ka marrëveshje te pashkruara dhe te shkruara me Malin e Zi, ndaj qeveria Shqiptare duhe te kerkoje zbatimin e tyre.
Ketu nuk shtrohet çeshtja qe Qeveria e Shqiperise te ngreje zerin, por te kerkoje menjehere bisedime me qeverine Malazeze për te zbatuar rregullat qe e mbrojne Liqenin e Shkodres nga dy anet e kufirit.
Hapesira e Liqenit te Shkodres ka nje biodiversitet te pasur me 2.2 miliard meter kube uje, 281 shpende, 50 gjitare dhe 48 lloje peshqesh. Eshte shpalle zone Ramsar qe nga vitit 1996, dhe mbrohet si e tille.