Thursday, April 18, 2024
HomeKronikaVrane gjyshen, 43 vite burg per te rinjte

Vrane gjyshen, 43 vite burg per te rinjte

-

43 vitë burg ka dhënë në total gjykata e Shkodres për dy të rinjtë e akuzuar për vjedhje me dhunë me pasojë vdekjen e të moshuares Angje Hila në shkurt të 2015-es. Ky fillim jave i dha fund seancave të gjata gjyqësore në ngarkim të Xhoana Hilës e cila u shpall fajtore dhe u dënua me 23 vite burg, si dhe për Erando Qatipin, i cili mori 20 vite heqje lirie. Organi i akuzës kërkoi të kundërtën e denimeve për mbesen e viktimes dhe të dashurin e saj, por pasi ka dëgjuar edhe konkluzionet përfundimtare të mbrojtjes gjykatësja Luverda Dardha ka vendosur shpalljen fajtor të çiftit dhe dënimin e tyre përkatësisht 20 dhe 23 vite burg. Përpara togave të zeza dy të akuzuarit për vrasje kane akuzuar njëri- tjetrin për vrasjen e 82- vjecarjes  Hila duke mos pranuar se kane kryer vetë vrasjen. Më herët gjykata kishte refuzuar kërkesën e të rinjve për gjykim të shkurtuar për faktin se nuk pranonin kryerjen e krimit. Përpara trupit gjykues prokurori Xhevahir Lita ka bërë publike provat filmike dhe tabulatet e celularëve që përshijnë në këtë krim çiftin. Sipas prokurorise ata e kishin planifikuar vjedhjen e të moshuarës dhe më pas kanë kryer vrasjen e saj. Sipas organit te akuzes me 25 Shkurt 2015, ishte gjetur e vdekur Angje Hila dhe pas mbledhjes se provave dhe survejimit të 28 vjecarit dhe 33- vjecares eshte arritur ne konkluzionin se krimi eshte kryer nga çifti Qatipi dhe Hila. Me pas Xhoana Hila ka bashkëpunuar me drejtësinë ndërsa Eraldo Qatipi sipas prokurorise ka qënë kontradiktor ne deklaratat e tij. Viktima u gjet e pajetë më 22 shkurt të 2015 në shtëpinë e saj në qytetin e Shkodrës. Asokohe policia ngjarjen e zbardhi pa autor të dyshuar, ndërsa vijoi punën në rrugë operative për identifikimin dhe arrestimin e tyre. 3 muaj pas ngjarjes, në 23 maj, blutë arrestuan mbesën e viktimës Xhoana Hila dhe të dashurin e saj Erando Qatipi.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts