Ndryshe nga deklarata e bërë në komisionin e sigurisë se “duhet të jemi alert ndaj çdo gjëje që fqinjët tanë bëjnë”, ministrja e mbrojtjes Mimi Kodheli e pyetur nga mediat në Shkoder se çfarë nënkuptonte me këtë, dha një përgjigje më të moderuara. Ajo sqaroi se “alerti” vjen nga struktura e NATO-s për kufinjtë jugor dhe lindor, e që njihet nga të gjithë, por nuk kam folur për stërvitje në rajon theksoi numri një i mbrojtjes. Sipas ministres të tilla programe stërvitore janë të njohura më parë nga vendet e NATO-s.
Lidhur me skandalin e ditëve të fundit pas publikimeve në media të ardhjes së konteniereve me mbetje të rrezikshme në vendin tonë, ministrija Kodheli tha se nuk merret me problematika jashtë dikasterit të saj.
Forcat e Armatosura janë në gadishmëri për të mbrojtur në çdo rast sovranitetin dhe dinjitetin e Shqipërisë është shprehur edhe më herët ministria e mbrojtjes, pas debateve që pati mes ligjvënese në komisionin e sigurisë.