Deputeti i Partisë Socialiste Namik Dokle, njeri nder figurat me te njohura te kësaj partie, i ftuar ne emisionin “Forum” te tv1- channel, preferoi qe me shume se politikes ti kushtohet aktivitetit qe u zhvillua ne Grand Hotel Europa me koloninë e piktoreve me te mire nga trojet shqiptare. Ai vlerësoi angazhimin deputetit te LSI-se, Agron Çela, për mbështetjen qe u jep njerëzve te artit.
Ndërsa kritiku i letërsisë, Agim Baçi, duke u ndalur tek vlerat e romanit te Dokles “Vajzat e Mjegulles”, tha se është shume e rëndësishme qe ai ka braktisur autocensuren.
Gjate këtij emisioni deputeti Dokle foli edhe për zhvillimet politike ku theksoi se, pavarësisht dallimeve mes forcave politike, rruga për bashkëpunimin mes tyre ne interes te qytetareve duhet te jete prioriteti i çdo partie.