Friday, March 29, 2024
HomeSportPrag sfida Vllaznia-Partizani

Prag sfida Vllaznia-Partizani

-

Vllaznia-Tirana, është çifti më interesant i kësaj fundjave në kampionatin e Superliges së basketbollit për meshkuj. Një ndeshje e cila po pritet me shumë interes, jo vetem në opionin sportiv shkodran, por edhe më gjërë, pasi përballë njëri tjetrit është ekipi i Tiranës, kryesues i tabeles së klasifikimit dhe ai i Vllaznisë që pas fitores së javës së kaluar ndaj Teutes është ngjitur në vend të dytë. Kuqeblutë nën drejtimin e kroatit Jeronimo Sarin dhe kolegëve të tij shkodranë, Gjeçaj dhe Halluni vijojnë me intesitet përgatitjet, ndërkohë që njëri prej titullarëve që u bë pjesë e Vllaznisë në merkaton e janarit, Julian Hamati, shprehet optimist për marrjen e një rezultati pozitiv në këtë ndeshje.

Sfida në fjalë, e cila është edhe kryendeshja e kësaj jave dhe që falë nivelit të lartë që disponojnë të dyja skuadrat rivale pritet të dhurojë spektakël është programuar nga ana e Federatës Shqiptare të Basketbollit mbrëmjen e së shtunës në orën 18.00 në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts