Friday, March 29, 2024
HomeKronikaAksidenti, 1 i vdekur dhe 4 te plagosur

Aksidenti, 1 i vdekur dhe 4 te plagosur

-

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e katër të tjerëve është regjistruar mëngjesin e se enjtes në aksin rrugor Milot-Laç, tek mbikalimi i Laçit. Një automjet veturë me targë të Kosovës 07-473-CB  në të cilin udhëtonin katër të rinj të moshës 18 dhe 19 vjeç është përplasur me një zetor, teksa ky i fundit doli nga një rrugë dytësore dhe i preu rrugën mjetit. Nga aksidenti mbetën të plagosur B.K 19 vjeç, D.S 18 vjeç, B.H. 19 vjeç dhe Sh.H 19 vjeç. Ky i fundit ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të marra, ndërsa tre të tjerët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Gjithashtu i dëmtuar ka mbetur edhe drejtuesi i zetorit  shtetasi H.Z. 35 vjeç, banues në Krujë, i cili ndodhet në Qendrën e Traumave në Tiranë nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. Hetimet e para flasin për një ndërprerje të rrugës nga zetori dhe të rinjtë e kanë konstatuar me vonese, duke mos arritur të frenojnë në kohë e për pasojë përplasja ka rezultuar e rëndë, ku njeri prej të rinjve nuk i mbijetoi të plagëve të marra dhe ndërroi jetën. Uniformat blu do të bëjnë marrjen në pyetje të të përfshirëve ne aksident dhe pas ndërtimit të skemës së plotë do të kryhen veprimet proçeduriale ku dosja do ti kalojë prokurorisë Lezhë.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts