Tuesday, April 23, 2024
HomeKronikaHot i ri, aksident me 1 te plagosur

Hot i ri, aksident me 1 te plagosur

-

Nje aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Hot të ri, të njësisë administrative rrethina. Përplasja e dy mjeteve la të plagosur njërin prej drejtuesve, i cili u dërgua me urgjencë në spitalin rajonal të Shkodres ku ndodhet jashtë rreziku për jeten. Mësohet se një automjet ende i paidentifikuar ka qënë duke lëvizur me shpejtësi në këtë zonë, kur është përplasur me një triçikel dhe me pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Drejtuesi i triçikles për të shmangur goditjen ka devijuar e për pasojë është përplasur me një ndriçues publik, duke shkaktuar rrëzimin e tij. Ai mori plagë të lehta dhe ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha. Policia e cila mbërriti në vendngjarje nisi hetimet për shkaqet e këtij aksidenti, ndërsa po punon për identifikimin e mjetit tjetër të larguar nga vendi i aksidentit. Segmenti rrugor në drejtim të Hotit të ri ka qënë muajt e fundit burim aksidentesh, duke u kthyer në rrezik serioz si për drejtuesit e mjeteve ashtu edhe banorët e zonës. Aksidentet me pasojë vdekjen por edhe të plagosur kanë ardhur nga shkelja e rregullave te qarkullimit, errësira që mbizotëron gjatë orëve të nates, si dhe sinjalistika e pjesshme. Deri më tani asnjë masë nuk është marrë si nga policia rrugore ashtu edhe pushteti vendor për të gjetur një zgjidhje përfundimtare për këtë zonë me frekuentim të lartë.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts