6.5 milionë EURO është financimi i Ministrisë se Bujqësisë nëpërmjet projektit “Sared” për fermerët, qe zbatohet ne 6 qarqe, ku përfitues është dhe Qarku i Shkodrës. Ky financimi u shpall ne praninë e fermerëve shkodran nga Drejtoria e Bujqësisë dhe Ushqimit, dhe konsiston ne tre drejtime.
Projekti është i destinuar kryesisht për fermerët e zonave te varfra, me financime grant nga 400 mije deri ne 10 milionë leke.
Kraja u ka bere thirrje fermerëve qe te aplikojnë sa me pare, njëherësh i ka kërkuar Bashkisë Shkodër qe ti ndihmoje ata për përgatitjen e dokumentacionit. Kjo është shume e rëndësishme pasi nëse Shkodra nuk do te kishte probleme me pronësinë, do te renditej e para nga përfitimi dhe jo e dyta, pas Korçës e cila ka përfituar me shume sepse i ka zgjidhur keqkuptimet për pronat. Vitin e kaluar për fermerët e Qarkut te Shkodrës u financuan 1 milionë e 650 mije euro me një fitim prej 950 mije EURO. “Sared”eshte bashkefincim i Gjermanise dhe Danimarkes për Shqiperine.