Qe me date 1 Mars ka nisur terheqja e pensioneve tashme te rritura me 3% me vendim qeverie ne varesi te pageses se pensionit, per 47mije e 500 pensionist ne qarkun e Shkodres. Prane zyrave te postes ka patur nje fluks qytetaresh per terheqjen e tyre, por ata shprehen se serish kjo rritje eshte e pamjaftueshme perballe shpenzimeve mujore qe kane.
Pas kesaj shtese te aplikuar nga qeveria te ardhurat minimale nga pensionet e plota te qytetit, shtuar me kompensimet, nuk mund të jenë më të vogla se 15 mije e 164 lekë në muaj, të ardhurat maksimale arrijnë 26 mije e 528 lekë në muaj, të ardhurat minimale nga pensionet e plota të fshatit nuk mund të jenë më të vogla se 9802 lekë në muaj, ndërsa të ardhurat minimale nga pensionet e parakohshme, shtuar me kompensimet, nuk mund të jenë më të vogla se 15 mije e 164 lekë në muaj.