Friday, March 29, 2024
HomeKronikaKapet me pistolete pa leje 39 vjecari

Kapet me pistolete pa leje 39 vjecari

-

Një 39 vjeçar nga Mali i Jushit përfundoi në prangat e policisë së Shkodres pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij ju gjet një armë zjarri. Në njoftimin për shtyp, drejtoria vendore e policisë sqaron se në pranga ra: Paulin Qarri 39 vjeç, i cili gjatë një prej pikave të kontrollit të ngritura nga policia për armëmbajtje pa leje dhe lendë narkotike, ne automjetin tip Benz me targa AA266HZ me te cilin po levizte, gjatë kontrolli fizik iu gjet:  një armë zjarri Pistoletë e llojit Broëning (Gjerman) dhe një krëhër me 7 copë fishekë të kalibrit 7.65mm. Shërbimet e Policisë bënë shoqërimin e personit në Komisariatin e Policisë Vau Dejës si dhe sekuestrimin e armës së zjarrit në cilësinë e provës materiale.Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Gjatë 24 orëvë të fundit, seksioni kundër krimit ekonomik e financiar beri ndalimin e shtetasit E.Gj 66 vjeç dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin R.R, 21 vjeç  banues në Shkodër, pasi shtetasi E.Gj, në lagjen “Salo Halili”, në pikën e një karburanti, i ka dhënë shitësit të karburantit 100 Euro të dyshuar të falsifikuar për furnizimin e mjetit me karburant, ndërsa shtetasi R.R, dyshohet se i ka dhënë 100 Euro, të falsifikuara shtetasit E.Gj. Gjithashtu shtetasi R.R u kap duke ushtruar pa licensë veprimtari financiare të këmbimit valutor, ju sekuestruan me cilësinë e provës materiale një sasi lekësh dhe një makinë llogaritëse. Në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, u referuan materialet edhe për shtetasin Q.R, vjeç 58, banues në Shkodër, pasi dyshohet se, në lagjen “Partizani”, u kap duke ushtruar pa licensë veprimtari financiare të këmbimit valutor, iu sekuestruan me cilësinë e provës materiale një sasi lekësh.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts