Lajm portalesh. Kështu i quajti ministri i mjedisit Lefter Koka shkrimet e ditëve të fundit se në Shqipëri kanë hyrë kontenier me mbetje të rrezikshme.
Ai ishte në rezervatin e menaxhuar te Kune-Vain në Lezhë ku u prezantuan rezultatet e Censusit kombëtar për Shpendët. Censusi u realizua në 19 zona ligatinore të vendit dhe në total u regjistruan 64 lloje të shpendëve të ujit me një numër të përgjithshëm 165 mije e 268 speciesh, krahasuar me 98,564 në 2016. Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, tha se rezultatet konfirmojnë efektet pozitive të moratoriumit të gjuetisë.
Indeksi më i lartë i larmisë u regjistrua në Kune-Vain duke treguar një barazpeshë të mirë midis numrit të lartë të shpendëve të ujit dhe diversitetit të lartë të llojeve të vrojtuara.