Friday, March 29, 2024
HomeKulturë“La Traviata” sukses ne “Migjeni”

“La Traviata” sukses ne “Migjeni”

-

Jo rastësisht u përzgjodh Shkodra si qyteti i parë ku pas 31 vitesh teatri i operas dhe baletit të niste rrugetimin nëpër rrethe. Në atë skene ku “Prenkë Jakova” përpara 59 vitesh ngjiti operan e parë Shqiptare, interesi ishte tejet i lartë për një prej operave më të famshme të të gjitha koherave “La Traviata-n” e Giuseppe Verdit.

Jeta mondane e Parisit të fundshekullit të 19-të, sallonet aristokrate ku luhet jeta, dashuria, mllefet dhe intrigat në historinë e Violetës dhe Alfredos, në operën “La Traviata” të Verdit transformuan teatrin “Migjeni”. Artistët e njohur të TOB, morën duartrokitjet e pafundme të publikut Shkodran, ky i fundit i njohur për shijet e tij të holla.

Pas Traviatas, Shkodra do të ketë një kalendar të ngjeshur aktivitetesh kushtuar themeluesit të gjinisë së operas kombëtare shqiptare, Prenke Jakova.

Drejtoresha e TOB Zana Çela i jep këtë përkufizim mbrëmjes së “La Traviatas” në Shkoder.

Vetë protagonistët e kësaj nate të cilët morën duartrokitje pa fund nga spektatori, mes emocioneve nuk kanë kursyer edhe lotët, ndërsa shprehen të impresionuar nga pritja e bërë.

 

Vetë publiku Shkodran e përjetoi në këtë formë ardhjen e operas “La Traviata” në qytetin e tyre.

 

Me regji te Magdalena Fuschberger, kostumografi te Ardi Asllani dhe koreografi nga Enada dhe Gert Vaso, opera pas Shkodres do të rrugëtoje edhe në qytete të tjera të vendit. Ne Shkoder erdhi me mbeshtetjen e pushtetit vendor, ministrise se kultures dhe Grand Hotel Europa.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts