25 vjetori I vdekjes së shkrimtarit Martin Camaj mblodhi në Shkodër studjes dhe botues të poetit, prozatorit dhe studjuesit . I pranishëm ishte edhe Hans Joakim Lanksh, një ndër përkthyesit më të njohur të poezisë së Camajt në gjuhën gjermane Hans Joakin Lanksh….
Të pranishëm në këtë aktivitet përkujtimor ishte edhe bashkëshortja e shkrimtarit Erika Camaj, botuesi Bujar Hudhri, si dhe shefi I albanologjisë në Universitetin e Mynihut Bardhyl Demiraj, si dhe studjuesi Zija Vukaj. Nga aktorët e teatrit Migjeni të Shkodrës dhe nga nxnësit e shkollës së mesme Jordan Misja të Shkodrës u interpretuan poezi të poetit. Kërkimet akademike të Camajt u përqëndruan në gjuhën shqipe dhe dialektet, në veçanti të atyre në Italinë jugore. Veprimtaria e tij letrare në harkun 45 vjeçar ka disa shkallë zhvillimi. Ai e nisi me poezinë, zhandër mbas të cilit i mbeti besnik gjithë jetën, kurse gjatë viteve të fundit u përqendrua shumë tek proza. I frymëzuan nga banorët e zonave ku lindi, malësorët e veriut, mbas të cilëve qëndroj shumë i afërt shpirtërisht edhe mbas shumë e shumë viteve në mërgim dhe pamundësia për t’u kthyer. Vargu i pjekur i Camajt reflekton ndikimin e lëvizjes hermetike të poetit italian Giuseppe Ungaretti. Karakteret metaforike dhe simbolike të gjuhës së tij rriten me kohën, siç ndodh edhe me rangun e temave poetike të tij.