Saturday, April 20, 2024
HomeAktualitetKelmendi pret pranveren me debore!

Kelmendi pret pranveren me debore!

-

 
Pranvera i ka dhënë shenjat e para në qytete, por në bukuritë e Alpeve Shqiptare ende dëbora nuk e ka dorëzuar “pushtetin”. Madje reshjet e reja vijojnë të veshin malet e thepisura, të cilat do të duan edhe disa muaj për të pritur shpërthimet e natyres. Kelmendi sot është lehtësisht i aksesueshëm falë rrugës së re dhe natyra, mikëpritja e banorëve të zonës dhe shpirti eksplorues nuk i ndal në asnjë moment vizitorët ta prekin nga afër këtë magji. Në zemer të Vermoshit, në Lepushë pritet që këtë vit turizmi të njohë një faze të re zhvillimi, e për këtë ndikim të drejtëperdrejtë ka rruga e re e ndërtuar mes maleve, qe përshkon fshatrat e kesaj zone. Gjithashtu në guidat turistike të këtij viti, ky atraksion do të rreshtohet mes më të mirëve të veriut të Shqipërisë.Afërsia me Malin e Zi që dikur ishte më i afërt se Shqipëria, për shkak se kjo zonë për vite me radhë ka vuajtur izolimin e gjatë nga dëbora, sot i kthehet në një tjetër favor turistik. Turizmi malor shihet si e ardhmja jo vetëm e Shkodres por edhe e gjithe Shqipërisë, pasi bukuritë e natyres mund të shfrytëzohen në çdo stinë të vitit. Natyra është treguar bujare me vendin tonë, por tashmë mbetet në duart e vendasve dhe pushtetit lokal që të dijnë të shfrytëzojnë këto resurse të pasura.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts