Sokol Gobeti (Gjoka) ka qene ne krye te detyres ne doganen e Hanit te Hotit ku punon si efektiv i policise se kufirit dhe migracionit kur ka mesuar nga koleget e tij per shperthimin e mjetit. Lenda plasese eshte vendosur ne pjesen e perparme te automjetit tip Golf me targa Shkodre76 92 C, i cili ndodhej i parkuar pak metra larg aksit Shkoder – Han i Hotit, pikerisht ne rrugen dytesore te fshatit Pjetroshan. Pas shperthimit qe tronditi banoret e zones, per shuarjen e flakeve nderhyri sherbimi zjarrfikes dhe me pas policia nisi hetimet per kete ngjarje. Autoret kane patur informacion per vendin ku ishte parkuar mjeti dhe te favorizuar nga erresira dhe zona jo shume e frekuentuar, kane vepruar te lire. Ende nuk jane te qarta rrethanat qe kane shkaktuar shperthimin apo ai eshte bere qellimisht kur nuk ka patur persona ne mjet, me qellim vetem percjelljen e ndonje mesazhi tek efektivi thone burime policore. Ne pyetje po merret efektivi Gjoka nese ky i fundit ka patur konflikte apo ndonje incident gjate kesaj periudhe pasi piste kryesore hetimi eshte puna e tij ne kufirin me Malin e Zi. Gjate shperthimit mjeti ka pesuar demtimet me te medha ne krahun e drejtuesit te mjetit ç’ka ngre dyshimet se shenjester ka qene drejteperdrejte ai.