Bashkia e Lezhës po braktis punën për t’iu përkushtuar mbushjes së çadrës të opozitës në kryeqytet. Denoncimi erdhi nga selia rozë, ku kryetarja e kësaj partie Ardiana Jaku tha se qytetarët kanë nevoja për të marrë shërbime në orarin zyrtar të punës, e jo të përballen me dyer të mbyllura, e shfaqje nën çadër të demokratëve.
Një përgjigje ajo e kishte edhe për Lulzim Bashën, i cili javë më parë komentoi situatën brenda partisë socialiste të Lezhës.
Por ndërsa politika pëson hap pas hapi zhvillime, e ku kryefjalë ka kthyer akuzat dhe kundërakuzat, qytetarët Lezhianë i kanë bërë këtë lexim ndryshimeve në qeveri.
Lezha është një ndër qarqet e kthyer ditët e fundit në fokus të debateve politikes mes të majtës dhe të djathtës.