Saturday, September 7, 2024
HomeAktualitetRama prezanton 4 ministrat e rinj

Rama prezanton 4 ministrat e rinj

-

Këto janë 4 ministrat e rinj të kabinetit qeveritar dhe ky ishte komunikimi i vetëm që zgjodhi të bëjë Edi Rama me mediat, pas mbledhjes 40 minutëshe në partinë socialiste me kryesinë. Pjesë e diskutimeve mësohet se kanë qënë pikërisht këto lëvizje të shumëpërfolura gjatë dy ditëve të fundit, ku mes të larguarve janë edhe 2 ish ministrat më të mbrojtur nga Rama e të sulmuar fort nga opozita, Sajmir Tahiri dhe Ilir Beqaj. Surprizë ne keto emerime është emri i Fatmir Xhafajt, i cili do të jetë Ministër i Brendshëm në vendin e Saimir Tahirit, pasi për këtë post ishin përfolur disa emra të tjerë, si Niko Peleshi e Ermonela Felaj. Kryetari i Komisionit të Reformës në Drejtësi, Fatmir Xhafaj rikthehet në post ministror, pasi më parë ka qenë Ministër i Rregullimit të Territorit dhe Turizmit dhe Ministër i Drejtësisë në qeverinë Nano. Olta Xhaçka e cila ulet në karrigen e Blendi Klosit për disa vite ka qenë pedagoge e Marrëdhënieve Ndërkombëtare në një universitet privat në Tiranë. Është zgjedhur deputete e Partisë Socialiste në dy legjislatura dhe është anëtare e Komisionit për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë. Postin e Ilir Beqajt e merr drejtoresha e QSUT, Ogerta Manastirliu e cila ka qenë Drejtore Drejtorie në bashkinë e Tiranës në kohën që drejtonte Edi Rama. Ndërsa ministri i 4 Eduart Shalsi qe ulet në postin e Ministrit të Çështjeve Vendore duke zëvendësuar Bledi Çuçin.  Sa i përket karrierës politike ka mbajtur postin e Drejtorit të Kabinetit të Kryetarit të Bashkisë, në vitet 2004-2008. Në vitet 2008-2009 ka qenë nënkryetar i Bashkisë së Tiranës. Shalsi është zgjedhur deputet i Partisë Socialiste në legjislaturën e tetë dhe është kryetar i Komisionit për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin. Pas vendosjes së 4 emrave të rinj, kryeministri Rama do t’i dërgojë në Presidencë për dekretim. Burime nga selia roze konfirmojnë se Shalsi, Xhaçka dhe Xhafaj nuk do ta dorëzojnë mandatin e deputetit, pasi vetëm disa muaj më pas në 18 qershor do të zhvillohen zgjedhjet parlamentare.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts