Xhudistët shkodranë vijojnë të jenë protogonistë të garane kombëtare dhe ndërkombëtare. Nën drejtimin e mjeshtrit Anton Shkoza dhe stafit të tij, fundjaven e kaluar ato ishin pjesëmarrës në garat e Kampionatit Kombetar Individual per Senior dhe Kadet të zhvilluar në Tiranë ku ashtu si edhe herët e tjera, ato ishin më të mirët e aktivitetit. Damian Cuni në peshën 55 kg, Roland Vasijja në peshen 60 kg, Luigj Shuku në peshen 100 kg për meshkuj, Matilda Bardhi në peshen 70 kg dhe Julanda Bacaj në peshen 78 kg për femra u shpallën kampione kombëtare duke merituar medaljet e arta. Figurë shumë të mirë sportive bënë edhe Luka Lukaj në peshen deri në 50 kg, Xhovani Shkoza në peshen deri në 66 kg Ndoc Ndoci në peshen plus 100 kg ku u renditen në vendin e dytë duke merituar medaljet e nënkampionit, ndërkohë që xhudisti i peshës deri në 90 kg Juli Marku u rendit në vendin e trete. Ndërkohë, paralelisht me garat individuale kombëtare në palestren e Akademi Albania Judo Kodokan,Vau te Dejes u mbajt minikampi i judos ku si trajner ishte garuesi Japonez Tanimoto Kosuke, i cili eshte i treti ne Regjionin e Kanazaes per student ne kategorin -90 kg. Trajneri japonez që u shoqerua nga mjeshtri Anton Cena, kampionë bote në fuqi për veteran, ka demonstruar teknikat e tij të përsosura që i ka aplikuar nder vite. Ai vleresoi pergatitjen e te rinjve Shkodrane dhe ne fund per trajnerin u akordua nje certefikate mirenjohje.