Rajoni 5 ka qënë ndalesa e dytë e deputetit Agron Çela, i cili sëbashku me prefektin Paulin Radovani, drejtuesit, anëtarët dhe simpatizantët e kësaj zone inauguruan zyrën e re elektorale.
Zgjedhjet e 18 qershorit janë një test i rëndësishëm për këtë force politike, e cila në dy sfida radhazi elektorale, 2013-en dhe 2015-en shënoi një rritje të ndjeshme të numrit të mbështetesve. Në fjalën e tij deputeti Çela garantoi se ashtu siç ka ndodhur deri më sot, ky besim ndaj LSI-së do të përkthehet në investime dhe projekte konkrete për çdo lagje të qytetit të Shkodres. Vota për LSI-në është “një shans për të gjithë” shtoi Çela.
Edhe prefekti Radovani duke renditur disa prej investimeve të përmbyllura falë ndërhyrjes së tij dhe deputetit Çela, garantoi se edhe për të tjera problematika do të ndiqet e njëjta rrugë.
Të njëjtin besim se rritja e LSI-së do të jetë edhe më e madhe në këto zgjedhje, shprehen drejtuesit e këtij rajoni dhe n/kryetari i bashkisë M. Madhe Sytki Ndrecaj.
Në fund nuk mungoi prerja e tortës dhe trokitja e gotave që shenojnë kështu nisjen e kësaj fushate elektorale për zgjedhjet e 18 qershorit, ku LSI Shkoder objektiv te saj ka shpallur marrjen e 3 deputetëve.