AMA, Autoriteti i Medias Audiovizive, kohet e fundit ka ndermarre nje nisme per ndalimin e plote te transmetimit te filmave shqiptar te kohes se regjimit komunist. Sipas disa anetareve te ketij institucioni, shfaqja e tyre ne ekranet e televizioneve eshte nje dem publik sepse permban propogande te tille qe e nxjerr doktrinen komuniste si jo dhe aq te keqe. “ Femijet dhe te rinjte nuk duhet te shohin filma medioker qe promovojne njeriun e ri “, shkruajne ato. Po nje mendim te ndryshem kane aktoret shkodrane te cilet me nostalgji e vleresojne fimin shqiptar te asaj kohe, pasi per realizimin e tyre kane kontribuan nje sere protogonistesh.
Per kete çeshtje ka mendime te ndryshme persa iu perket transmetimit te filmave shqiptar ne ekranet e mediave vizive qe evukojne komunizmin. Nje pjese e studiuesve, aktoreve, shkrimtareve etj, shprehen se “ nuk ka interes per to “, pasi ato sherbejne vetem per mbushjen e orareve te tyre te transmetimit.
Edhe pse pershtypjet per transmetimin e filmave shqiptar te kohes se regjimit komunist jane te ndryshme, arti i shtate shihet me endje, kenaqesi dhe interes nga publiku shqiptar.Sipas tyre edukata negative mund te merret edhe nga filmat qe transmetohen sot. Ato theksojne “ se propaganda komuniste i perket se kaluares dhe nuk ka lidhje me anen ideologjike dhe artistike te filmit shqiptar.