14 Marsi ka shënuar nisjen e pelegrinazhit në Kishën e “Shna Ndout” në Laç. Besimtarë të shumtë e të të gjitha besimeve nga e gjithë Shqiperia i drejtohen për 13-të të marta këtij vendi të shenjtë, i njohur për mrekullitë e shumta.
Lutjet, këngët dhe qirinjtë e ndezur janë ritual i pelegrinazhit që bën çdo besimtar në kishën e shenjte, të pozicionuar mbi majën e malit.
Pelegrinazhi i 13 të martave, kulmon në 13 qershor, ditën e pajtorit të kësaj kishe ku besimtarët kalojnë natën në këtë vend të shenjtë.