Thursday, April 18, 2024
HomeAktualitetTransformimi qe ka pesuar Thethi

Transformimi qe ka pesuar Thethi

-

I shpallur monument kulture dhe zonë e mbrojtur nga ministria e linjës, parku kombëtar i Thethit pritet të ketë një pranverë të “acartë”. Ndërtimet pa leje me struktura betoni që nuk kanë lidhje me arkitekturën pritet të kalojnë në sitën e IKMT-së, ku nuk përjashtohen edhe prishjet. Zv/ministri Zef Çuni thotë se paralelisht është ndërtuar rregullorja e re që parashikon çdo lloj ndërhyrje në këtë zonë, përfshire modelin e ndërtimeve apo zhvillimit të saj.

Çuni i kujton bashkisë Shkoder se është e pafalshme të veprohet siç po bën ajo, duke e parë këtë zonë si periferi.

Pasusitë natyrore të kësaj zone janë të lidhura së bashku edhe me trashëgiminë kulturore dhe historike të banorëve vendas, duke formuar kështu, bazat më të rëndësishme për zhvillimin e turizmit. Ujevara e Thethit, Kanioni i Grunasit, shpellat të cilat me përmasat e tyre dhe dukuritë interesante që mbartin brenda tyre si liqenet nëntokësore, galeri, sifone etj., janë bërë shkak i shumë legjendave të krijuara nga vetë banorët e zonës. Ne Theth janë të shpallura monument edhe Kisha ne qender të fshatit, si dhe kulla e ngujimit.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts