Numri një i futbollit shqiptar Armando Duka duke folur në Asamblenë e përgjithshme e FSHF-së, deklaroi se kombëtares sonë i mungoi grinta në ndeshjet e para të eliminatoreve të Botërorit të Rusisë dhe për këtë, fajin e kishte Evropiani i Francës.
Ndeshjet e trukuara dhe sjellja e tifozerise ishin dy ndalesa të tjera që Duka bëri në fjalën e tij. Ai theksoi se edhe pse numri i ndeshjeve të dyshuara si të trukuara është ulur ndjeshëm, fenomeni nuk është zhdukur ende.
Përsa i përket arbitrave, ndryshe nga polemikat që ato kanë krijuar me ekipe të caktuara, për presidentin Duka vlerësimi ndaj tyre nuk mungon.