Edhe pse ka kaluar 1 vit e gjysem nga kjo deklarate e kryetares se bashkise Shkoder Voltana Ademi ku ajo shpreh bashkepunimin e saj me Ministrine e Mbrojtjes per riparimin e Ures se vjeter te Bunes, sot pas kaq shume muajsh gjendja e saj eshte kjo.
Kalimi mbi kete ure po behet gjithnje e me i rrezikshem per qytetaret. Pasi numri i kembesoreve dhe bicikletave qe levizin ne te ne drejtim te Shirokes eshte mjaft i larte. Vetem nje pakujdesi e vogel mund te pasoje me thyerjen e ndonje gjymtyri ose te perundosh poshte ures nga derrasat e thyera e te kalbura. Vete qytetaret shprehin shqetesimin e tyre per gjendjen e krijuar dhe i bejne thirrje bashkise te nderhyjen sa me pare.
Qe pas ndertimit te Ures se re te Bunes, ne kete veper arti nuk eshte kryer asnje rikonstuktim . Premtimet e dhena qytetareve shkodran, vazhdojne t’i mbesin vetem arkives elektorale, ndersa keta te fundit rrezikojne edhe jeten e tyre.