Lëvizja socialiste për Integrim e Shkodres ka inaugurar në praninë e qindra anëtarëve dhe simpatizanteve shtëpinë e re. Selia qendrore e kësaj force politike vjen në këtë prag fushate elektorale të 18 qershorit si një ogur i mirë për rezultatin që kjo parti synon të marrë në këtë garë. Deputeti Agron Çela i shoqëruar nga ministri i Bujqësisë Edmond Panariti, prefekti Paulin Radovani dhe kryesia e kësaj force politike u bënë pjesë e atmosferes së veçantë që kishin rezervuar mbështetesit e shumtë te LSI-së, për të cilët salla ishte sërish e pamjaftueshme për t’i akomoduar të gjithë. Në fjalën e tij, Çela vuri theksin tek zgjedhjet e 18 qershorit, si momenti më i rëndësishëm për Shqipërinë dhe Shqiptarët, pasi duke zgjedhur LSI-në i kemi dhene shansin vendit të ece përpara për më shumë punësim, mireqenie dhe përfaqsim.
Mbështetja e treguar në këto vite ndaj LSI-së dhe puna plot përkushtim e deputetit Çela na bëjnë besimplotë se objektivi për marrjen e 3 deputetëve është i arritshëm tha ministri Panariti.
Fitorja e LSI-së është mundësia më e mirë që zëri ynë të dëgjohet dhe problematikat të marrin zgjidhje, thanë dtejtuesit e kësaj force politike por edhe qytetarët e pranishëm në sallë.
Selia qëndrore e LSI Shkoder nisi me këmbë të mbarë rrugëtimin politik, ku shumë të rinj dhe të reja vendosen të anëtarësohen për të parë në një force politike, duke i besuar programit dhe vizionit të kësaj partie. Kjo seli vjen në këto zgjedhje si një derë e madhe për të gjithë qytetarët që aty zëri i tyre të dëgjohet dhe problemet të hyjnë në rrugën e zgjidhjes. Për këtë në fund deputeti Çela kërkoi që ashtu siç ka ndodhur në këto 4 vite, sërish zyra nga orët e para të mëngjesit e deri në mbremje te jete e hapur për të gjithë. Shtëpia e re e LSI është pozicionuar këtë radhë pas rektoratit të universitetit “Luigj Gurakuqi”.