Zjarri qe përfshiu ambjentet e bibliotekes kombëtare në Tiranë ngriti edhe njëherë tjetër pikepyetjen e madhe mbi sigurinë që paraqitet në të tilla institucione të rendesishme në vendin tonë. Tv1 channel vendosi të shohë nga afër kushtet që paraqesin dy bibliotekat e qytetit, ajo publike “Marin Barleti” dhe ajo universitare, ku ruhet një prej pasurive më të mëdha që ka Shkodra, por edhe vendi, mes tyre tituj origjinal të autorëve shqiptar e të huaj.
Fatmirësisht fikeset e zjarrit egzistojnë në këto mjedise dhe për të rritur sigurinë, është investuar edhe në sistemet e alarmit, që sinjalizojnë në raste fatkeqesish. Magdalena Haxhi punonjese e e bibliotekes “Marin Barleti” thote se me instalimin e tyre kane marre instruksionet e duhura per perdorim ne rast nevoje.
Ndodhite e fundit ne vendin tone, na kujtojne se cdo institucion publik duhet te jete i pajisur me mjetet e duhura per parandalimin e perhapjes se flakeve te zjarrit dhe se cdo punonjes i tyre duhet te kete njohurite e nevojshme per perdorim, pasi ne shume raste deri ne mberritjen e sherbimit te specializuar zjarrfikes, mund te jete shumë vonë.