Për herë të parë gati një vit pas largimit të Ben Blushit nga Partia Socialiste, Ilir Meta zbuloi një detaj shumë domethënës për mënyrën sesi lëviz politika në Shqipëri. Ai pranoi se ka ndërhyre tek Edi Rama vetëm një herë për emërime ministrash dhe kjo ndërhyrje lidhet pikerisht me emrin e Ben Blushit. Këtë deklaratë e bëri pasi Blushi akuzoi Edi Ramën per ndryshimet në qeveri.
Me një ton të qetë dhe duke mos kursyer ironitë, kreu i parlamentit dhe i LSi bëri replikë ndaj komenteve të kreut të Libras.
Kjo është hera e parë kur kryetari i LSI Meta pozicionohet hapur kundër Blushit që pas largimit të këtij të fundit nga Partia Socialiste.