Sezoni i kesaj vere, pritet te sjelle ne Shkoder nje numer te madh turistesh vendas dhe te huaj. Por, rritja e reklames per ate se cfare ofron ky qytet dhe qendrat turistike te tij, ka bere qe vizitoret e shumte te perballen me nje infrastrukture jo aq te favorshme dhe te amortizuar. Drejtori i Drejtorise se Turizmit, prane Bashkise Shkoder, Gentian Mema thekson se permiresimi i situates ne pikat turistike mbetet fokus i punes, pas miratimit te buxhetit te 2017-es.
Nderhyrja eshte parashikuar te kryhet si ne zonat malore ashtu edhe ne bregdet e liqenin e Shkodres, ku fluksi eshte me i larte.
Numuri i turisteve qe dynden per te pare qendrat turistike, eshte vazhdimisht ne rritje, nenvizon drejtori i turizmit ne bashki Mema, por problem mbetet rritja e cilesise, pasi Shkodra ka mundesi dhe potenciale per te shtuar me shume te ardhurat nga ky sektor jetik per banoret e saj.