Ne vazhden e programeve qe po zhvillon Medreseja “ Haxhi Shesh Shamia “, dega e vajzave ka organizuar veprimtarine e quajtur “ Oda Shkodrane “, me nxenesit e klasave te gjashta dhe te shtata. Sipas organizatoreve te kesaj nisme aktiviteti ka si qellim aktivizimin e nxenesve jo vetem ne proçesin mesimoro-edukativ, por edhe ne ate shoqeror e kulturor. Projekti – nderlendor “ i financuar dhe mbeshtetur nga Shoqata “ Instambul “, kishte si objekt paraqitjen e sofres shkodrane me te gjitha karakteristikat e saj. Ne fokusin e tij ishte veshja kombetare, si dhe llojshmeria e ushqimeve tradicionale shkodrane.
“ Ne kete ekspoze tradicionale shihet qarta alterrnimi i tradites se vjeter me ate te rene, kryesisht nepermjet ushqimeve te pergatitura nga vete nxenesit dhe prinderit e tyre “, spjegojne organizatoret.
E veçanta ne kete veprimtari ishte se perveç femijeve te ardhur nga te gjitha zonat e shkodres, ne kete program merrnin pjese edhe vajza te ardhura nga tere trevat e shqiptare, me veshjet dhe ushqimet e tyre tradicionale.