Ne kuader te tradites te organizimit te kampionateve pranverore, si dhe ne zbatim te veprimtarive extrakurrikulare, pas atyre te shahut dhe ping-pongut DAR Shkoder ne bashkepunim me Qendren Kulturore te femijeve ka filluar kampionatin e minifutbollit qe do te zgjase deri me 29 Mars. Qellimi kryesor i ketyre aktiviteteve eshte evidentimi i talenteve te reja te qytetit.
Kampionati Pranveror i lojerave, qe ka filluar qe ne muajin Shkurt dhe qe do te zgjase rreth dy muaj e gjysem, vazhdon te ruaj traditen e pervitshme qe DAR dhe qendra e kulturore e femijeve kane krijuar me mbeshtetjen e ministrise se arsimit.Ne kete aktvitet pjesemarrese jane 40 shkolla publike dhe jopublike te rrethit Shkoder.