Tuesday, April 23, 2024
HomeKronika25 kg droge, 3 ne pranga.

25 kg droge, 3 ne pranga.

-

 

Lenda narkotike u gjet e fshehur ne autobusin Shkoder – Pistoja.

Goditja e një tjetër tentative për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike nga policia e kufirit dhe migracionit në Shkoder solli arrestimin e  3 shtetasve dhe sekuestrimin e 25 kilogrameve kanabis sativa. Në pranga ranë Aleksander Kronaj , 29 vjeç, banues në Bardhaj, Zef Perndoj, 56 vjeç, banues në lagjen “3 Herojt” dhe Agostin Arra, 60 vjeç, banues në Pistoja Itali. Arrestimi i tyre u bë pasi, gjatë kontrollit të detajuar, të ushtruar në vijën e dytë nga shërbimet e Policisë Kufitare, (në dalje të Republikës së Shqipërisë), në doganën e Muriqanit ndaj autobuzit të linjës Shkodër – Pistoja Itali me drejtues Aleksandër Kronaj dhe shofer i dytë shtetasi Zef Perndoj dhe në pronësi të shtetasit Agostin Arra , në bagazh në krahun e shoferit në një kuti metalike me përmasa 80 x 85 x 20 cm u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 25 kg lëndë e dyshuar si narkotike Cannabis Sativa. Nga veprimet hetimore të kryera, rezulton se shtetasit e mësipërm kishin si destinacion vendet e BE Materialet proceduriale iu referuan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë të Krimeve të Rënda Tiranë, për veprën penale: “Trafikimi i narkotikëve i kryer në bashkëpunim”. Hetimet nga ana e policise do të vijojnë duke u shtrirë edhe ne aktivitetin e linjës së autobusëve që kishte në pronësi 60 vjeçari, pasi ajo prej vitesh bën udhetimet nga Shqipëria drejt Italisë dhe anasjelltas. Ky nuk është rasti i parë që goditet një aktivitet i tillë edhe në linjat e autobusëve pasi me heret ka qënë ai i linjës Kosovë – Itali që u kap me lende narkotike

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts