74% e nxënësve të shkollave 9-vjecarë të Lezhës kanë probleme me shendetin oral. Alarmin e ka dhenë mjeku stomatolog Kol Prenga pas depistimeve të kryera nga Drejtoria Rajonale e Shendetit Publik per moshat nga 0-14 vjecë. Mjeku tha se prinderit duhet ti dergojnë fëmijet tek stomatologu jo vetëm kur shfaqin probleme të dukshme pasi në këtë menyre mund të kapen në kohë deformimet e lindura apo të fituara si dhe problemet që mund të kenë me dhembet.
Nën/Drejtori i DSHP-së në Lezhë Besmir Frroku iu bëri thirrje prinderve që të jenë me të kujdesshem me shendetin oral të femijeve të tyre.
Aktiviteti sensibilizues i organizuar pranë shkollave nga Drejtoria e Shendetit Ppublik vjen në kuader të dites botrore të shendetit oral.