Saturday, April 20, 2024
HomeSportAkademia, fiton Vllaznia U-19

Akademia, fiton Vllaznia U-19

-

Dy skuadrat e Akademisë Vllaznia të kategorisë superiore, ajo U-17 dhe U-19 kanë qënë mysafirë për javen e 17-të në qytetin e Lezhës ku janë ndeshur përballë skuadrave respektive të akademisë Brian’s. Kuqeblutë vinin në këtë javë pas dy fitoreve të arritura me të dyja skuadrat respektive në ndeshjet brenda përballë Portos. Ndërkohë që skuadra e 17 vjeçarëve që drejtohet nga trajneri Alban Hasani është frenuar me një barazim 1 me 1, e kundërta ka ndodhur me 19 vjeçarët, të cilët të drejtuar nga trajneri Elvin Beqiri ka dalë fitues me rezultatin 3 me 1. Kësisoj, këto rezultate kanë konfirmuar edhe një herë ambicjet dhe mundësitë që kanë aktualisht të dyja skuadrat në lidhje me objektivat që ato i kanë vënë vetes në këtë kampionat. Që do të thotë se barazimi që 17 vjeçarët regjistruan në transferte me lezhjanët e Brian’s janë larguar edhe më shumë nga kreu. Pas javës së 17-të skuadra kuqeblu renditet në vendin e tretë me 35 pikë, ndërkohë që kampionatin e kryeson Tirana me 41 pikë e ndjekur nga Akademia e Tiranës ne 37 pikë. Ndërkohë, në kategorinë e moshës së 19 vjeçarëve, Vllaznia vazhdon të jetë bindëse në lojrat e saj. Me fitoret që ajo po realizon, brenda dhe jashtë fushës së tyre, Vllaznia U-19 aktualisht është në vendin e pare duke kryesuar kampionatin me pikë të barabarta, nga 42 të tilla. Ndërkohë, me tre pikë më pak renditet në vendin e tretë skuadra e Tiranës me 39 pikë.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts