Saturday, April 20, 2024
HomeSportPërfundon Europiani i Boksit U-22

Përfundon Europiani i Boksit U-22

-

Me dy përballjet e turit çerekfinal, boksierët e kombetares së 22 vjeçarëve kanë mbyllur përfaqësimin e tyre në Kampionatin Europian, i cili u zhvillua në qytetin Braila të Rumanisë.  Dy boksierët Kajoshi dhe Zeneli nuk arriten kualifikimin, pasi kundershtaret rezultuan me te forte ne keto perballje. Ne kategorine 56 kg Krenar Zeneli u ndesh me romunin Robert Eusebiu Jitarub, qe erdhi në këtë europian me 2 medalje te bronzta ne Europian për moshat U-18, ndërkohë që në kategorine 75 kg shkodrani Arjon Kajoshi do të përballej me boksierin rus Dimitry Nesterov, kampion bote vitin e kaluar per moshat U-18, nddeshje këto të vlefshme per te siguruar nje vend ne zonën e medaljeve. Që të dy boksierët shqiptarë, megjithë luftën e fortë sportive që bënë në ring nuk arriten të dalin fitues, por ajo që vlen të theksohet është fakti se që dy rivalizuan në të gjithë raundet, ku edhe në fund fitues zyrtar të ringut ndonese dolen kundërshtarët, organizatorët i vleresuan Kajoshin dhe Zenelin fitues moral. Kështu, me përfshirjen në tetë më të miret e peshave, Shqipëria mbyllë konkurimet në Kampionatin Europian të Rumanisë, ndërkohë që për Federaten Shqiptare të Boksit aktiviteti i radhës është ai që do të zhvillohet në qytetin e Shkodrës në kuadrin e Turneut Ndërkombëtar, “Memorial Vllaznia 2017”.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts