2017 për Bashkine e Pukes eshte viti përfundimit te projekteve, qe ishin premtuar ne fushaten elektorale 2015 për tu realizuar ne 4 vjet. E konfirmon ketë Nenkryetari i Bashkise, Astrit Kuçi.
Bashkia e Pukes eshte e para ne Qarkun e Shkodres qe miratoi buxhetin për ketë vit. Pavaresisht se mundesite biznesit ne ketë zone nuk janë te njëjta me ato te bashkive fushore, gjithçka eshte detajuar qe secili projekt te jete i shoqeruar me fonde.
Ketë vit ne Bashkine e Pukes eshte hartuar edhe nje program i veçante për zhvillimin e mundësive turistike. Fillimisht do te zbatohet gjate veres dhe ne vazhdim edhe për periudhen e dimrit.