Hyrja në zgjedhjet e 18 qershorit pa partinë demokratike, është një prej ndarjeve që kanë dy aleatët në qeverisjen e vendit Ilir Meta dhe Edi Rama. Ky i fundit është i gatshëm qe edhe nëse opozita i bojkoton të hyjë në zgjedhje, por krejt mendim tjetër ka kreu i lëvizjes socialiste për Integrim.
Një ditë pasi Luan Rama deklaroi se zgjedhjet pa opozitën janë farsë, gazetarët pyetën Metën nëse LSI ishte e gatshme të futej në zgjedhje pa PD-në.
Megjithatë, Ilir Meta përsëriti thirrjen e disa ditëve më parë kur iu drejtua opozitës së vendit, se nuk i shërbenin mesazhet ultimative.