Momenti i shënimit të golit, miratimi nga gjyqtari kryesor, gëzimi i Vllaznisë, reagimi i Teutes, anullimi nga gjyqtari, reagimi i Vllaznisë, gjithçka e ardhur nga minuta 82 deri në 85, ka qënë në fokusin kryesor të emisionit “Sport Show” të mbrëmjes të së hënës. Krahas komenteve të specialisti të gjykimit Astrit Dervishi, ish futbollistit të Vllaznisë Elvin Beqiri dhe analistit të sportit Klodian Kovaçi dhe futbollistes së Juban Danjes Paula Jaku të pranishëm në panel, me interes ka qënë opinioni i ardhur përmes lidhjes direkte telefonike nga analisti i njohur i sportit, Fatmir Mneri. Sipas tij, vendimi për anulimin e golit është marrë direkt nga arbitri kryesor Olsi Sokoli, ndërkohë që gjyqtari anësor Rejdi Avdo nuk ka marrë fare pjesë në vendimmarrje.
Pjesë e këtij emisioni ishin edhe komentet për lojrat me dorë, futbollin e femrave, ekipet e moshave në futboll, kombëtaret e rajonale të formuara ditët e fundit me drejtues ish futbollistët shkodranë, Beqiri, Sinani dhe Martini, etj.