Me një aktivitet sensibilizues është përkujtuar dita ndërkombëtare e Ujit nga ndërmarrje e Ujësjellës kanalizime në Shkodër. Drejtori I Kujdesit ndaj klientit Ahmet Omi u shpreh se në zonat periferike të Shkodrës ka probleme sa I përket shpërdorimit të ujit, por po punohet që ato të minimizohen. Omi shprehet në lidhje me arkëtimet të cilat sipas tij janë në rritje. Por edhe për punen që po bëhët në terren që të shmangen abuzimet e ndryshme….
Rekomandimet e para të rëndësishme mbi problemet e lidhura me ujin dhe pasurive ujore janë formuluar në Konferencën e Kombeve të Bashkuara për uijin, e cila u mbajt në vitin 1977 në Argjentinë. Pas Konferencës së Kombeve të Bashkuara për Mjedisin dhe Zhvillimin në Rio de Janeiro. Asamblesë së Përgjithshme e OKB me rezolutën e 22 shkurt 1993 të , vendosi që 22 marsi çdo viti të shënohet Dita Botërore e Ujit, dhe se atë ditë, në tërë botë, veçanërisht të tërheqet vëmendja mbi problemet që lidhen me të ujin dhe pasurive ujore, me kusht që çdo vit të festohet me moto të ndryshme.