Kampionati Kombëtar i Handbollit ka rezervuar një nga ndeshjet më interesante këtë javë, atë mes Vllaznisë dhe Cerrikut, ndeshje kjo e zhvilluar në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” dhe që përfundoi me fitoren e kuqebluve me rezultatin 28 me 25. Trajneri i Vllaznisë Artan Durro shprehet i kënaqur për prezantimin e skuadrës së tij në këtë ndeshje.
Ballafaqimi me Cërrikun kishte edhe një të veçantë për trajnerin Durro, pasi ndërsa më përpara ka pasur dy role, si lojtar dhe si trajner, tashmë ka marrë vendimin të largohet nga fusha dhe të mbajë vetem postin e trajnerit.
Klubi Vllaznia ka qënë i spikatur në vite me sportin e handbollit duke qënë edhe kampion kombëtar, ndërkohë që me këtë riorganizim model që shoqata e handbollit në Shkodër duket se kuqblutë po rikthehen sërishmi në pozitat e liderit të këtij sporti.