Thursday, April 25, 2024
HomeKronikaKapen 10 kg droge ne Muriqan

Kapen 10 kg droge ne Muriqan

-

Policia e kufirit dhe Migracionit goditi një tjetër rast të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike, duke sekuestruar 10 kilogram kanabis sativa dhe vënë në pranga një 27 vjeçar. I arrestuar është Arel Bitri banues në Paskuqan, Tiranë, i cili po tentonte të kalonte lëndën narkotike drejt Malit të zi e më pas me destinacionin Europën. Arrestimi i tij  u bë pasi nga shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të detajuar nga policia kufitare në Muriqan, në mjetin tip “Volksëagen” me targë AA108PF, në dy anësoret poshtë dyerve të automjetit,  ju gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale: 12 pako me peshë 10 kg lëndë e dyshuar si narkotike Cannabis Sativa. Nga veprimet hetimore të kryera, rezulton se shtetasi i mësipërm kishte si destinacion vendet e BE. Ai do të merret në pyetje për të tjera detaje, si sa i përket vendit ku e ka siguruar lëndën narkotike, destinacionin e saj final dhe bashkëpunëtorët. Dyshohet se i riu është përdorur nga një rrjet kriminal i trafikimit të lëndëve narkotike, për kalimin e sasisë në fjalë. Materialet proceduriale iu referuan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë të Krimeve të Rënda Tiranë, për veprën penale: “Trafikimi i narkotikëve”. Ky është rasti i dytë që goditet brenda javës në Muriqan, ku sasia e kapur shkon në 35 kilogram kanabis sativa.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts