Friday, April 19, 2024
HomePolitikëLSI inauguron zyren elektorale te rajonit 2

LSI inauguron zyren elektorale te rajonit 2

-

Rajoni numer 2 ka qënë ndalesa e radhës që lëvizja socialiste për Integrim bëri në inaugurimin e zyrave elektorale. Pritja e rezervuar për deputetin Agron Çela dhe strukturat drejtuese ka qënë e veçantë, ndërsa krah tij ishte ministri i transportit Sokol Dervishi, kolegia Kejdi Mehmetaj, kreu i inspektoriatit te punës Dritan Ylli dhe prefekti Paulin Radovani. Në fjalën e tij deputeti Çela vuri theksin se kjo mbështetje në rritje ndaj LSI-së është sinjali më i mirë që nga 18 qershori LSI del force e parë politike në Shkoder, por edhe në Shqipëri.

Puna e deputetit Çela na e ka bërë me të lehtë fitoren në Shkoder, sepse LSI është një shans për të gjithe, e me 18 qershor Shqipëria ka nevojë për frymën e bashkëpunimit e të ecjes përpara, theksuan ministri Dervishi dhe deputetja Mehmetaj. Ndërsa kreu i inspektoriatit të punës shprehu besimin se rruga e fitores nis nga Shkodra për t’u shtrirë në të gjithë vendin.

 

Mjediset e brendshme të zyrës elektorale të rajonit 2 shërbyen për prerjen e tortës dhe trokitjen e gotave që shenojne startin e punës për fushatën e 18 qershorit, ku LSI Shkoder synon marrjen e 3 deputeteve. Në fund shumë të rinj dhe të reja plotësuan formularët e anëtarësimit, duke ju bashkuar rrugëtimit politik të LSI-së.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts