Ne “Diten Boterore te Ujit”, pa uje e pijshem ! Keshtu i gjene kjo dite rreth 100 familje rreze kodrave te Bardhajve, ne zonen tek Varrezat e Deshmoreve. Edhe pse kane 25 vite qe banojne ketu dhe janë pjese e rajonit nr.5 te qytetit te Shkodres, asnjë investim nuk eshte kryer për te ndertuar rrjetin e ujesjellesit. Megjithese janë përpjekur te bejne disa shpime, gjate veres edhe keto shterrojne. Banoret shprehen mjaft te indinjuar, duke theksuar se Bashkia Shkoder prej afro tre dekadash i ka lene ne harrese.
Duke kujtuar se me përjashtim te kohes gjate fushatave elektorale, perfaqesuesit e Bashkise nuk duken me ne ketë zone, kembengulin qe nepermjet ekranin ta përcjellin nje mesazhe për Bashkine Shkoder.