Friday, April 19, 2024
HomeAktualitetTrajtimi i ujrave te zeza ne Lezhe

Trajtimi i ujrave te zeza ne Lezhe

-

Lezha është një nder të paktat qytete ne vendin tonë që trajton ujrat e zeza. Në të gjithë vendin vetëm 10% e tyre trajtohen ndersa 90% hidhen të papërpunuara në natyre duke ndotur lumejt, lagunat dhe detin.  Drejtori i Sha. Ujsjelles Kalizime në Lezhë Zef Maçi, ne kuader të dites boterore të ujit, ka zhvilluar një aktivitet sensibilizues me nxenesit e shkollave , për ti njohur ata me nga afer me procesin e trajtimit të ujrave të zeza dhe nevojen që impjante të tilla të ketë në cdo zonë urbane për të mbrojtur mjedisin dhe biodiversitetin.

Maçi është ndalur edhe tek ujsjellesi i ri i Lezhës, me nje vlere prej 13 milion eurosh, i cili pritet që të vihet në funksion brenda dy muajve dhe që do furnizojë me uji të pijshem 24 ore qytetin e Lezhës, rrethinat e saj, Shengjinin dhe Balldreni e ri.

Drejtori i ujsjellesit bën të ditur se në bregdetin e Shengjinit nuk derdhen ujra të ndotura dukë e bërë atë një nga zonat turistike më te pastra.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts