Thursday, April 25, 2024
HomeAktualitetInaugurohet qendra e zhvillimit Shkoder

Inaugurohet qendra e zhvillimit Shkoder

-

Qendra e zhvillimit në Shkoder ka mjediset e saj të reja, falë financimit të zyrës së bashkëpunimit ushtarak në ambasadën Amerikane në Shqipëri. Inaugurimin zgjodhi ta bëjë vetë ambasadori Donald Lu sëbashku me kryetaren e bashkisë Shkoder dhe stafin e qendrës. Mjediset e saj janë transformuar, duke e bërë me të lehtë punën me 80 persona, nga të cilët gjysma marrin shërbimin rezidencial, e gjysma tjetër ditor. Ambasadori Lu e quajti një hap përpara Shqipërinë, me punën që po bën per rikonstruksionin e këtyre qendrave dhe duke rritur shërbimet për personat me aftësi të kufizuara.

Paralelisht tha Lu po punohet për të gjetur punë më të mira për këto persona, sepse mbështetja ndaj tyre duhet të jetë e pakufizuar.

 

300 mijë dollarë është vlera e investimit në këtë qendër, e cila para pak kohësh ishte në qendër të vemendjes për kushtet skandaloze që ofronte dhe trajtimin e personave.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts