Wednesday, September 18, 2024
HomeSportKajoshi: Europiani, një përvojë më shumë

Kajoshi: Europiani, një përvojë më shumë

-

Kampionati Europian i boksit, i cili u zhvillua për dhjetë ditë me radhë në qytetin Braila të Rumanisë, ishte një përvojë më shumë për boksierët shqiptarë. Këtë e konfirmon edhe Shkodrani Arjon Kajoshi, i cili edhe pse në peshen e tij deri në 75 kg kishte rivalë shumë të fortë, bëri një figurë të mirë sportive.  Pasi fitoi përballë kundërshtarit gjeorgjian me një rezultat të pastër 5 me 0, Kajoshi u kualifikua në çerekfinale duke pasur përballë boksierin rus Dimitry Nesterov, kampion bote vitin e kaluar për moshat U-18, ndeshje kjo që mori vlerësime shumë pozitive nga organizatorët e aktivitetit.

Krahas kampionit shkodran Arjon Kajoshi, nën drejtimin e trajnerëve Zef Gjoni dhe Jozef Sermi, në finalet e këtij europiani konkuroi edhe boksieri vlonjat, Krenar Zeneli, i cili edhe ai fitoi në eleminatore përballë boksierit gjerma, por humbi në gjysëmfinale me boksierin Romun, ndërkohë që boksieri tjetër pjesëmarrës kuqezi  Indrit Laçi në kategorinë e peshes 91 kg humbi në eleminatore përballë boksierit francez.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts