Friday, April 19, 2024
HomeKronikaKonflikt mes disa personave

Konflikt mes disa personave

-

Rreth mesnatës së të merkurës në një lokal në fshatin Bërdicë ka ndodhur një konflikt i çastit për motive të dobëta mes disa personave ku ka ngelur i dëmtuar shtetasi F. F 34 vjec, banues në Shkodër. Më pas kur  kanë dalë nga lokali këta përsona kanë thyer xhamat e parë të dy mjeteve të cilat ndodheshin në parkingun e lokalit.  Njëri nga personat ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në ajër dhe është larguar së bashku me personat e tjerë me automjetet e tyre. Me marrjen e njoftimit për ngjarjen e ndodhur shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër  kanë mbrritur në vendngjarje dhe nga veprimet paraprake hetimore është bërë identifikimi dhe shpallja në kërkim e shtetasit:  A. K. 32 vjeç, banues në Lezhë. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë dhe zbardhjen e plotë te ngjarjes. Materialet iu referuan Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Kanosja” ,”Plagosja e lehtë me dashje”, “Shkatërrimi i pronës”, “Prishja e qetësisë publike”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” të kryera në bashkëpunim.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts