Thursday, March 28, 2024
HomeSportKosove – Islande, “bllokon” Shkodren

Kosove – Islande, “bllokon” Shkodren

-

Ashtu si në ndeshjet e kaluara kur ka luajtur kombëtarja e Shqipërise, edhe për sfidën Kosovë – Islandë masat e marra nga policia e shtetit do të jenë të njëjta. Për të shmangur konfuzionin, hyrja e tifozerisë do të nisë prej orës 17.00 të së premtes ku çdo tifoz duhet të ketë në dorë biletën dhe mjetin e identifikimit. Ndërkohë do të ndalohen sendet e forta, fishekzjarret, boritë, monedhat apo sendet metalike. Bizneset që operojnë përreth stadiumit do të duhet të mbyllin aktivitetin që në orën 14.00, ndërsa paralelisht disa prej rrugëve do të bllokohen për levizje apo parkim. Për lëvizjen e automjeteve dhe parkimin e tyre do të përdoret Unaza e qytetit, si nga krahu lindor ashtu edhe nga krahu perëndimor.Për parkim do të përdoren: Sheshi “Mehmet Shpendi” tek ish Ndërmarrja e Fermentimit, rruga tek shkolla “Arben Broci”, tek stacioni i trenit dhe rruga tek “Fusha e Druve” në unazën lindore. Në rrugën “Bujar Bishanaku”, (ose rruga e gjerë e Kirasit), duke filluar nga ora 10:00 do të ketë ndalim të qarkullimit rrugor dhe ndalim të parkimit të automjeteve në të dy kahet e rrugës, deri në orën 24.00. Marrja e këtyre masave bëhet për arsye se kjo rrugë do të jetë e vetmja rrugë kryesore e hyrje-daljes së tifozave vendas dhe të huaj. Të njëjtin kufizim do të kenë edhe rrugët nga sheshi Parrucë deri tek “Ish 5-Heronjtë”, rruga “Zyhdi Repishti” (ish poligoni i qitjes), rruga e tregut industrial dhe fruta-perime në Zdrale. Kufizim levizje ne orarin e pasdites e deri ne perfundim te ndeshjes do te kene rruget:  “Xhabije – Parrucë”, “Sheshi 2 Prilli – Parrucë”, “Kryqëzimi i ish degës – Ish 5-Heronjtë”, “Kryqëzimi i Rusit – Ish 5-Heronjtë”. Megjithëse gjysma e qytetit, përfshire segmentet më kryesore paralizohen për një ndeshje të vetme, policia nga ana e saj kërkon mirëkuptimin e qytetarëve që të ketë mbarëvajtje ky takim i vlefshëm për eleminatoret e botërorit.

Related articles

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts